Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se deputetët e koalicionit qeverisës PDK-LDK votuan ndryshimin e rendit të ditës, duke mohuar deklarimet jashtë rendit të ditës.
Me këtë sipas tij i është dhënë mundësia për deklarim jashtë rendit të ditës Listës Serbe, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Çaushit në profilin e tij zyrtar në Facebook:
“Deputetët e koalicionit qeverisës votojnë ndryshimin e rendit të ditës, duke mohuar deklarimet jashtë rendit të ditës - i jepet mundësia për deklarim jashtë rendit të ditës Listës Srpska.
Deputetët e koalicionit qeverisës votojnë largimin nga rendi i ditës debatin parlamentar për arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! - futet në rend të ditës Projektligji për parandalimin e dhunës në sport.
Deputetët e koalicionit qeverisës votojnë që dy leximet e një projektligji të rëndësisë së veçantë, siç është ai për Buxhetin e vitit 2017 të ndodhin brenda ditës, ashtu shpejtë e shpejtë, siç e kanë bërë edhe në të kaluarën.
Kuvendi i Kosovës, për "institucionalistët”.