Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të kësaj partie, Ilir Deda i cili kishte kriitkuar ashpër gjuhën e përdorur së fundmi nga Vetëvendosje dhe Qeveria.
Çaushi në një postim në Facebook ka shkruar se “Deputeti Ilir Deda, me deklaratat e sotme, nuk e përfaqëson mendimin e organizatës tonë dhe as të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”
“Një shtet demokratik nuk vendos barriera në mes institucioneve dhe qytetarëve. Një pushtetar i përgjegjshëm nuk mbrohet me grila shtesë, por mban përgjegjësi për veprimet e veta.
"Prandaj, heqja e grilave nga aktivistët e Vetëvendosjes ishte veprim i drejtë, përmes të cilit treguam simbolikisht që kur institucionet tentojnë të izolohen nga qytetarët, atëherë ato pushojnë se qeni institucione të këtyre qytetarëve”, ka shkruar Çaushi më tej, transmeton Klan Kosova.