Lajmet e fundit

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çuashi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar protestës së sotme ka thënë se kjo ditë është ditë e madhe për demokracinë.
Sipas Çaushit, qytetarët e vendit treguan se janë duke refuzuar nënshtrimin ndaj Serbisë e servilëve të saj të korruptuar, përcjellë Klan Kosova.
Lexoni shkrimin e plotë të nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!:
‘’Ditë e madhe për demokracinë.
Qytetarët e thanë fjalën e tyre. Ata qartë refuzojnë nënshtrimin ndaj Serbisë e servilëve të saj të korruptuar në qeverinë e Kosovës.
Gjithashtu, ditë domethënëse për fytyrën e vërtetë të qeverisë.
Pjesa e saj shqipfolëse, e përfaqësuar nga Mustafa e Thaqi provokojnë qytetarët e tyre dhe tregojnë se kush realisht kërkon dhunë në Kosovë.
Pjesa tjetër, të gjithë ministrat e listës srpska dhe kryetarët e komunave serbe ditën e kalojnë te punëdhënësit e tyre të vërtetë në Beograd.
Gjithsesi, qytetarët më nuk do të flejnë.
Ditët nga sot numërohen dhe fundin nuk do ta keni të lavdishëm.’’