Lajmet e fundit

Aktorja Cate Blanchett është emëruar kryetare e jurisë së Festivalit të Filmit në Kanë.
Njoftimin e dhanë vetë zyrtarët e këtij festivali të mërkurën.
Blanchet do të jetë e 12-ta grua që udhëheq jurinë e këtij festivali prestigjioz.
Australianja do ta ketë këtë privilegj për edicionin e 71-të të kësaj gare, që sivjet do të mbahet nga 8 deri në 19 maj.