Lajmet e fundit

Një turiste britanike rrëfen për DailyMail çastet e tmerrit kur u sulmuan nga xhihadisti në plazhet e Tunizisë.
Ajo thotë se u shtir si e vdekur për minuta të tëra që të mund të shpëtonte.
“Kisha burrin e vdekur pak centimetra më larg. U përpoqa sa të mos merrja frymë që të dukesha si e e vdekur”, thotë 55-vjeçarja Cheryl Mellor.
Ajo ka pësuar plagë të lehta në trup por është jashtë rrezikut për jetën.
“Në ato momente nuk ndjeje asgjë përveç frikës. Dëgjoja terroristin teksa rimbushte armën. Isha e terrorizuar”, rrëfen Mellor, transmeton Klan Kosova.
Seifeddine Rezgui qëlloi për vdekje 38 persona në një plazh të Tunizisë ku kryesisht ishin turistë gjermanë dhe britanikë.
