Lajmet e fundit

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, në një intervistë për mediat spanjolle foli për raportin që ka me ish-trajnerin Jose Mourinho, për të cilin tha se kishin qenë "si një çift që e shohin lidhjen tek shpartallohet", raporton AS, transmeton Klan Kosova.
Casillas dhe Mourinho njihen për marrdhënien e tyre të çuditshme gjatë kohës sa të dy ishin pjesë e mbretërve.
“Në fillim kalonim shumë mirë por pastaj gjërat u prishën”, tha spanjolli.
“Ishim si një çift që ngadalë e sheh se si lidhja shpartallohet, përfundoi portieri aktual i Portos.