Lajmet e fundit
Portieri i Real Madrid ka folur hapur për lidhjet që ka pasur me ish-trajnerin.

Casillas ka thënë se ka pasur raste kur nuk janë shikuar në sy me Ancelottin.
Kapiteni e humbi pozitën e titullarit pas një lëndimi në kohën kur në Santiago Bernabeu ishte Jose Mohurinho. Vendin e tij e zuri Diego Lopez pasi spanjolli dështoi të tregoi veten pas rikthimit.
“E falënderoj Carlon për atë se çfarë ka bërë, edhe pse vitin e kaluar isha i zemëruar me të sepse nuk më inkuadronte në lojë, por ai është një njeri i mirë, Madridi do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij”
Ndërsa sa i përket të ardhmes së tij ai ka sqaruar se do të qëndrojë në Real Madrid, dhe se nuk mund ta sheh veten jashtë këtij klubi.
“Vetëm atëherë kur e shoh se gjërat nuk po shkojnë do të ikë, por tash për tash ndihem mirë dhe i fuqishëm. Sezonin e ri do të filloj si për herën e parë, ky është preokupimi im” ka thënë Casillas.