Lajmet e fundit

Aktorja amerikane, Casey Wilson është shtatzënë dhe pret fëmijën e dytë me bashkëshortin e saj, David Caspe.
Ajo lajmin e ka dhënë vet në një lidhje direkte për “Bitch Sesh”, shkruan Us Magazine, transmeton Klan Kosova
“Ca lajme të mira për mua në fund, është se jam shtatzënë përsëri”, kanë qenë fjalët e saj.
“Jam shumë e entuziazmuar. Po ndjehesha e sëmurë për më tepër se një muaj”, ka thënë 36 vjeçarja.
Wilson dhe Caspe janë takuar në vitin 2011 kur luajtën në komedinë Happy Endings, ndërsa u fejuan në shtatorin e vitit 2013.
Kurse në vitin 2014 ata kanë pasur fëmijën e tyre të parë që është djalë.