Lajmet e fundit

Futbollisti i Real Madrid, Casemiro, ka mbrojtur bashkëlojtarin e tij te mbretërit, Gareth Bale, pasi që ky i fundit sërish nuk arriti të shënojë gol as në ndeshjen e mesjavës që mbretërit e zhvilluan ndaj APOEL në Ligën e Kampionëve.
Ndonëse e pranoi që Bale nuk po kalon në kohën më të mirë të tij, ai kërkoi nga fansat që ata t’i shikojnë edhe gjërat “pa top” që ai po i bën si duhet.
“Isha i impresionuar nga performanca e Bale, pasi që e patë që ishte në të”, tha braziliani pas ndeshjes.
“Mund ta shihni që ai nuk po e përjeton formën më të mirë të tij, por çfarë unë nxjerr nga kjo është puna e madhe të cilën ai e investon”, shtoi ndër të tjera Casemiro.