Lajmet e fundit

Drejtori i "Pen Biden Center "dhe ish-zyrtari i Pentagonit Michael Carpenter tha se do të ishte shumë e vështirë të bëhet çfarëdo lloj përparimi në marrëdhëniet Prishtinë-Beograd para zgjedhjeve në Serbi.
"Është gjithmonë e vështirë për të zgjidhur mosmarrëveshje të tilla gjeopolitike në një vit zgjedhor. Dhe a është e mundur? Sigurisht që është. Unë mendoj se duhet shumë më shumë përpjekje dhe resurse, por unë do të them në vijim në mbrojtje të Ambasadorit (Richard) Grenell - Unë mendoj se ai ka arritur shumë me bisedimet për rikthimin e fluturimeve të drejtpërdrejta midis dy vendeve ", tha Carpenter për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës heq taksën, do të ishte një "sinjal shumë pozitiv".
"Nëse ai (Grenell) arrin ta arrijë këtë, atëherë unë mendoj se së paku do të hyjë në një zonë ku mund të bëjë më shumë përparim në të ardhmen e afërt. Unë mendoj se ai duhet të zgjidhë disa nga arsyet e mosmarrëveshjeve mes dy palëve, përfshirë tarifat , përpara se të mund të punojë me të vërtetë në një marrëveshje. Kjo është mënyra në të cilën aktualisht po funksionon Grenell ", beson ai.
Sipas tij, "pjesa e vështirë e punës do të jetë të vendosësh në tryezë diçka që është e pranueshme për shumicën e serbëve dhe shumicën e shqiptarëve".
Carpenter beson se zgjidhja e konfliktit nuk është e plotë pa atë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.
"Çështja atëherë është se çfarë do të merrte Serbia dhe ka disa gjëra që potencialisht mund të jenë pjesë e asaj pakete. Por unë mendoj se Fondi i Stabilizimit do të ishte joshës për të dyja palët dhe ai opsion, për mendimin tim, nuk është hulumtuar sa duhet", tha ai.
Carpenter thotë se administrata e Donald Trump po përpiqet të zgjidhë konfliktin për të njëjtën arsye që bënë administratat e mëparshme, transmeton Klan Kosova.