Lajmet e fundit
Ish doktoresha e skuadrës nga Stamford Bridge u largua nga klubi në shtator pas debatit të madh me trajnerin portugez, ndërsa tani ka thyer heshtjen duke akuzuar zyrtarët e Federatës Angleze të Futbollit.

Eva Carneiro ka vendosur të thyejë heshtjen pas largimit të saj nga Chelsea, duke kritikuar Federatën Angleze të Futbollit për rolin e saj në largim nga klubi.
“Isha e befasuar kur mësova, përmes mediave, se FA po hetonte rastin e 8 gushtit”.
“Kurrë nuk më është kërkuar që të deponoj deklaratën time. Nuk e di nëse ky ishte hetim formal, pasi individët e përfshirë në incident nuk po konsiderohen releavantë”.
“Sezonin e shkuar u ofendova në përballjen ndaj Ëest Hamit. Pas ankesës publike, FA tha për media se nuk kishte pasur thirrje seksiste ndaj meje. Në asnjë moment nuk u kërkua deklaratë nga unë”.