Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz mposhti Jennik sinner pas një vonese prej tre orësh shiu për t'i dhënë fund serisë së fitoreve prej 19 ndeshjesh dhe për të siguruar finalen kundër Daniil Medvedev në Indian Wells.
Spanjolli mposhti Sinnerin me rezultat në sete 1-6, 6-3, 6-2 për të kaluar në vendimtarin e BNP Paribas Open duke ruajtur gjithashtu pozitën e tij numër 2 në botë.
Alcaraz e zgjati serinë e tij të fitoreve në 11, shkruan klankosova.tv.
Alcaraz do të takohet me Medvedevin pasi numri 4 i botës mundi Tommy Paul me rezultat në sete 1-6, 7-6 (7-3), 6-2 në gjysmëfinalen e dytë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.