Lajmet e fundit

Mëngjesi i së dielës ka filluar me një proces të qetë zgjedhor në Shqipëri.
Proces i tillë është edhe në Çarkun e Shkodrës, i cili ka pesë bashki, njofton Klan Kosova.
Glevin Dervishi, zyrtar nga Partia Socialiste për Klan Kosova ka thënë se në Çarkun e Shkodrës nga 5 Bashkitë, në katër prej tyre janë hapur të gjitha qendrat e votimit.
Janë hapur në bashkitë:
Dau Vejës
Koplik
Pukë
Fushë Arrëz
Ndërsa sipas tij në Bashkinë e Shkodrës shumica janë hapur, por beson se deri në ora 9 do të hapen të gjitha.
Hapja e tyre sipas PS është bërë pa incidente dhe pa ndonjë konflikt.
Ndërsa kryetari i degës së PD në Bashkinë e Shkodrës Klan Kosovës i ka thënë se gjithë aktivistët e tyre janë në teren. Madje edhe ai vet gjendet në teren, në thirrje për të mos dalur në votime.