Lajmet e fundit

Carey Mulligan tha se ajo luftoi me famën gjatë karrierës së saj dhe ishte ‘paranojake për gjithçka’ duke u paraqitur në shtyp.
‘Më duket shumë më e lehtë tani’, tha ajo për PorterEdit, transmeton Klan Kosova.
‘I merrja gjërat shumë seriozisht kur isha e re, sepse nuk dija ndryshe. E gjitha kjo ndodhi kaq shpejt’.
Ajo vazhdoi: ‘Unë isha e çuditur dhe paranojake për gjithçka, njerëzit që më gjykonin ose thoshin gjëra për mua. Është turp sepse duhej të ishte zbavitëse dhe nuk ishte’.
Mulligan aktualisht luan në "Wildlife", që është shkruar nga Paul Dano dhe e dashura e tij Zoe Kazan.