Lajmet e fundit

Duke qenë se dhe vet gëzon binjakë, Mariah Carey ka përshëndetur kolegen e saj Beyonce duke iu referuar lajmit rreth shtatzënisë së saj.
Veç tjerash Carey i është gëzuar një njoftimi të tillë, ndonëse dedikoi dhe një paralajmërim për të, përcjellë Klan Kosova.
‘’I uroj asaj dhe Jay Z gjithë të mirat. Me të vërtetë është vështirë të kesh binjakë. Unë me shumë përgjegjësi e them se ishte psiqikisht shumë, shumë e vështirë për mua’’ është shprehur Carey, përcjellë Klan Kosova.
Ky urim i Mariah Carey erdhi pas njoftimit të Beyonce se ajo është shtatzënë dhe do të sjell në jetë fëmijë binjakë.