Lajmet e fundit

Ndoshta këngëtarja doli vetëm me robdeshambër për të bërë shopping sepse po ngutej që të blinte më shumë rroba që t’i kombinoheshin me çantën e saj të re Birkin që e pranoi si dhuratë nga bashkëshorti i saj Offset në Ditën e Nënës.
Por, kjo nuk është hera e parë që Cardi ka dalë për shopping vetëm me robdëshambër. Madje duket se kjo është veshja e saj e preferuar kur nuk vesh rroba të markave më të njohura në skenë ose videoklipe.
Vitin e kaluar, ajo ishte parë në Barney’s e veshur me një palë papuçe të markës Louis Vuitton e veshur me vetëm një batanije.
Ndërkaq muajin e kaluar ajo ka marrë gjithë vëmendjen në Las Vegas kur është parë në një kazino e veshur me një fustan shumë elegant dhe papuçe me gëzof.