Lajmet e fundit

Supermodelja Cara Delevingne e ka humbur virgjërinë në moshën 18 vjeçare pak kohë pasi i ndaloi pilulat anti – depresion.
Bukuroshja ka treguar për jetën e saj seksuale dhe shëndetin mendor në një intervistë për revistën Esqueire, transmeton Klan Kosova.
Ajo tregon se përderisa kishte provuar ta vriste veten në moshën 16 vjeçare pilulat që i merrte e bënin të ndiheshin më keq dhe u përmirësua në momentin kur ndaloi t’i merrte ato.
“Atë javë unë humba virgjërinë, qaja e qeshja. Ishte ndjenja më e mirë në botë që të ndihesha gjallë prapë. Unë ndihem keq shpesh por preferoj që të shërohem pa marrë ndonjë medikament. I urrej medikamentet pasi që është shumë e lehtë që të abuzohet me to”, ka thënë Delevingne.