Lajmet e fundit

Dita e Pavarësisë së Amerikës, 4 Korriku ishte shumë ndryshe këtë vit për modelen dhe aktoren e njohur Cara Delevigne.
Modelja 24 vjeçare kaloi këtë festë në spektaklin e modës, Chanel Haute Couture në kryeqytetin francez, Paris.
Ajo është parë bashkë me kengëtaren e shumë hiteve, Katy Perry me të cilën ka edhe shumë ngjashmëri.
Madje prerja e flokëve të shkurta ka bërë që ato të duken si binjake, transmeton Klan Kosova.
Të dyja janë parë duke kaluar goxha kohë me dizajnerin e njohur të modës, Karl Lagerfeld.
Derisa Delevinge ishte këtë herë pjesë e kësaj ngjarje të madhe të modës, Ditën e Pavarësisë së vitit të kaluar ajo e kishte kaluar me këngëtaren tjetër të njohur, Taylor Sëift në një ishull.
Madje të dyja edhe kishin pozuar me bikine të njëjta, në nder të 4 Korrikut.