Lajmet e fundit

Të ulura në rreshtin e parë, supermodelja është parë duke e mbajtur pothuajse tërë kohën dorën e vendosur mbi këmbën e yllit të “Pretty Little Liars”.
Çifti ishin në shoqëri të kolegut të Delevingne nga “Carnival Row”, Orlando Bloom – i cili kishte sjellë qenin e tij Mighty si shoqërues – si dhe Madelaine Petsch, Amber Valletta, Toni Garrn, Tommy Dorfman dhe Alex Pettyfer.
Delevingne dhe Benson kishin nxitur thashetheme se ishin në lidhje dashurie në muajin gusht të vitit 2018, por ato e konfirmuan një gjë të tillë vetëm një vit më vonë.
Ato janë parë shpesh herë bashkë në ngjarje të ndryshme në botën e modës, derisa aktorja e mbështet të dashurën e saj modele pothuajse në të gjitha sfilatat që ajo merr pjesë.