Lajmet e fundit

Cara Delevinge ka diçka për të thënë për Angelina Jolie, dhe ajo do që ta ndajë me të gjithë.
Aktorja 24 vjeçare shfrytëzoi Instagramin për të shprehur admirimin e saj për aktoren 41 vjeçare e cila së fundmi është ndarë nga bashkëshorti i saj Brad Pitt, transmeton Klan Kosova.
Në postimin e shpërndarë, Cara thotë: "Admirimi im për Angelina Jolie është i pafund".
Ajo vazhdoi ta lavdërojë Angelinen për punën e saj si aktiviste, duke thënë: "Unë e admiroj përfshirjen e saj të vazhdueshme me OKB-në si një amabasadore e vullnetit të mirë. Ajo është e vendosur në përpjekjet e saj për të bërë një ndryshim për refugjatët".