Lajmet e fundit

Reperi i njohur kosovar, Capital T, përmes një postimi në Instagram, ka treguar se kur do ta publikojë albumin e ri.
Ky album pritet të publikohet më 21 dhjetor, dhe do të titullohet “Heart broken kids”.
Kujtojmë se projekti i fundit i reperit është në bashkëpunim me këngëtaren shqiptare Elvana Gjatën e titulluar “Flakë”, projekt ky që është pëlqyer mjaft shumë nga publiku.