Lajmet e fundit

Koleksioni i çantave të vitit 2018 erdhi në forma e madhësi të ndryshme por modeli i rrumbullakët ishte "protagonisti" i pasarelave të modës.
Stili minimalist, i pastër, pa shumë elementë, lehtësisht i kombinueshëm e bën këtë model shumë të pëlqyer dhe nga fashion blogeret e jo vetëm!
Këto çanta u sollën nga shtëpi të ndryshme të modës, e këtu përmendim Salvatore Ferragamos, Dolce and Gabbana, Alice + Olivia etj.
Çantat e rrumbullakëta janë delikate dhe femërore, në sajë të dizenjove të mrekullueshme me thurje me grep apo kashtë, shkruan Living.al.
Pa dyshim, çantat me dorezë rrethore metalike ishin një tjetër prurje e suksesshme këtë sezon.
Janë të përshtatshme në çdo kohë të ditës, por sigurisht ato të mëdhatë janë më praktike për pjesën e parë të ditës duke qenë se mund të keni nevojë për më shumë produkte.