Lajmet e fundit

Futbollisti i Interit, Antonio Candreva, po e shqyrton mundësinë që të largohet nga ky klub.
Raportet e fundit madje tregojnë që Monaco janë të interesuar që ta sjellin 31 vjeçarin në radhët e tyre.
Mediumi italian, Calciomercato, pohon që Candreva mund të shfrytëzohet si pjesë e një shkëmbimi nga i cili Keita Balde do të kalonte në “Giuseppe Meazza”.
Përfaqësuesi i Italisë është i shqetësuar sa i përket asaj se sa do të mund të luajë në formacionin bazë të Zikaltërve, andaj edhe e ka konsideruar mundësinë e largimit.