Lajmet e fundit

Përmes koleksionit Candied, Yllka Brada tenton të nxjerrë në pah bukurinë e një paraqitjeje të ëmbël dhe të gjallë me plotë ngjyra.
E ftuar në emisionin Ora e Mbrëmjes në Klan Kosova, Brada ka treguar se është inspiruar në ëmbëlsira dhe fruta.
Ajo tha se secili kreacion i këtij koleksioni ka për qëllim të nxjerrë në pah bukurinë, dhe njëkohësisht tenton të paraqesë një femër të lumtur, e cila përmes ëmbëlsisë i shpreh ndjenjat e saj më të sinqerta.
Sipas saj, kreacioni është i destinuar kryesisht për vajza të reja, të cilat do të duken të ëmbël, sikur të ishin zhytur në ëmbëlsira (prej nga edhe rrjedh emri i koleksionit), me shumë guxim, stil dhe shije.
Po ashtu kreatorja Brada ka zbuluar për Klan Kosova se për këtë kreacion është inspiruar edhe nga qyteti i bukur i Parisit.