Lajmet e fundit
Të Kuqtë do të mbeten pa shërbimet e mesfushorit për ndeshjet e mbetura të këtij edicioni, por pasojat mund të përhapen edhe tek Gjermania, e cila ka mundësi të mos mundet të llogarisë në të për Rusia 2018

Emre Can do të mbetet jashtë të gjitha ndeshjeve deri në fund të këtij edicioni dhe me shumë gjasë do ta humbasë edhe Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Mesfushori i Liverpool ka një lëndim në shpinë, i cili ka dalë të jetë më i madh se që ishte pritur, ndaj me shumë gjasë periudha e shërimit do të jetë disamujore.
Kontrata e Can skadon gjatë kësaj vere, ndërsa lojtari nuk ka ide të qartë për të ardhmen, megjithë interesimin që kanë treguar për të disa klube të mëdha.