Lajmet e fundit
Ish qendërmbrojtësi i ka ofruar mbështetje gardianit të Real Madrid, ndërsa ka folur edhe për Rafa Benitezin, Carlo Ancelottin e Cristiano Ronaldon.

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Ivan Campo ka kërkuar që Iker Casillas të trajtohet më me respekt, duke komentuar spekulimet për një largim të mundshëm të legjendës së klubit.
Casillas nuk është më zgjedhja e parë për portën e ‘Los Blancos’, derisa bisedimet për tranferimin e David De Gea janë në fazat finale dhe Keylor Navas mbetet kandidat i qëndrueshëm për të qenë numri një në portë.
“Shumë gjëra janë thënë për Casillas. Por, unë mendoj se ai duhet trajtuar me respekt. Kjo nuk lidhet as me qëndrimin as me shkuarjen e dikujt”.
“Iker duhet të lihet të vendosë për të ardhmen e tij”.
Campo komentoi ardhjen e Rafa Benitez në krye të stolit të Realit dhe shkarkimin e Carlo Ancelottit.
“Në Madrid është trajneri ai që bartë barrën nëse klubi nuk fiton trofe. Ancelotti është trajner i madh, por kështu funksionojnë gjërat tek Reali”.
“Rafa është madridas. Ai ka qenë trajner i jashtëzakonshëm këto vite dhe mund ta ndihmoj Madridin të fitoj trofe prapë”.
Ish qendërmbrojtësi foli edhe për betejën mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Messi nuk e ka fituar betejën me Ronaldon”.
“Natyrisht, kur Barcelona fiton trofe Messi ka pasur sezon të mirë. Po të ishte ndryshe, këto do të thuheshin për Ronaldon”.