Lajmet e fundit

Naomi Campbell është është një nga super modelet me të njohura në botë.
Ajo ka treguar se akoma e mban këtë titull kur u paraqit në Fondacionin e Leonard Di Caprios në St Tropez.
Campbell tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmve pasi kishte veshur një fustan transparent të zi ku shiheshin të brendshmet ndërsa kishte edhe një dekolte shumë të hapur.
Fustani i saj kishte edhe një çarje shumë të hapur që lejonte të shihej këmba e saj.
45 vjeçarja kishte veshur edhe një palë sandale me rrypa të zinj, transmeton Klan Kosova.
Campbell u pa e shoqëruar nga kampioni i Formula 1 dhe shoku i saj i ngushtë, Lewis Hamilton dhe të dy u përkujdesen që këtë moment ta përkujtojnë edhe me një foto.