Lajmet e fundit

Kryeministri britanik, David Cameron,është shprehur se sulmet ajrore të Britanisë së Madhe kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, do i bënte britanikët të ndihen “më të sigurt".
Ai u shpreh para deputetëve se tashmë Britania e Madhe është e targetuar nga ISIS, dhe mënyra më e mirë që të ballafaqohet me këtë është që “të ndërrmiren veprimet” tani.
Më pas Cameron shtoi se Britania nuk mund të “transferojë sigurinë tek aleatët” dhe duhet të qëndrojë pranë Francës, transmeton Klan Kosova.
I pari i qeverisë britanike, ka premtuar se do të përpilojë një strategji për ta luftuar Shtetin Islamik.
Pas sulmeve terroriste që goditën Parisin në Francë, parmes komunikatave, militantët e Shtetit Islamik kanë paralajmëruar se caku i tyre i radhës është Britania e Madhe.