Lajmet e fundit

Kryeministri britanik, David Camreon është duke u përgatitur për bisedime të rëndësishme në Bruksel, ku ai shpreson të fitojë mbështetje mbi reformat në Bashkimin Evropian.
Cameron pritet të diskutojë për rinegociatat me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker si dhe eurodeputetët e lartë, transmeton Klan Kosova.
Të hënën presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se negociatat mbi kërkesën e Britanisë së Madhe janë bërë në një moment kritik si dhe ka paralajmëruar rrezikun e shpërbërjes.
“Ky është një moment kritik. Është kohe kur ne duhet të fillojmë t’i dëgjojmë argumentet e njëri – tjetrit”, ka thënë Tusk.