"...Lufta juaj(e francezëve) është edhe e jona dhe së bashku do t’i mposhtim këta terroristë” ka thënë ndër të tjera David Cameron, duke folur për sulmet makabre në Paris të premten mbrëma.
14.11.2015 · përditësuar para 3913 dite1 min lexim
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka thënë, pas sulmeve të së premtes në Paris që lanë qindra të vdekur dhe të plagosur, se nuk ka arsye që të ngritet niveli i sigurisë në Mbretëri, njofton Klan Kosova.
“Niveli i gatishmërisë është mjaft i lartë dhe duhet të mbetet i këtillë” ka thënë Cameron
“Që të rritet ai duhet të rritet edhe shkalla e rrezikut, shërbimet e sigurisë duhet të kenë dyshime specifike për një sulm”.
Ai poashtu ka theksuar se sulmet e fundit tregojnë që Shteti Islamik po përsos sulmet, ndërsa i ka dhënë mbështetje Presidentit Hollande në luftën kundër terrorit.
Sulmet tregojnë se Shteti Islamik ka arritur një shkallë tjetër të planifikimit, koordinimit dhe të dëshirës për të kryer sulme në masë, ka shtuar ai.
Cameron ka thënë se shpren që të bisedoj me Presidentin Hollande sot gjatë ditës, ndërsa ka shtuar: “vlerat tuaja(franceze) janë vlera tona, dhimbja juaj është edhe e jona, lufta juaj është edhe e jona dhe së bashku do t’i mposhtim këta terroristë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.