Lajmet e fundit

Rita Ora dhe Calvin Harris kanë qenë në lidhje romantike por janë ndarë në vitin 2014 në mënyrë mjaft të hidhur.
Këngëtarja kosovare dhe producenti skocez kishin bërë një mori këngësh gjatë kohës sa kanë qenë bashkë, por pas ndarjes Calvin Harris ia kishte ndaluar Ritës që t’i performonte ato këngë.
Por tani, Rita dhe Calvin i kanë hedhur dallimet prapa shpinës meqë rast ai më në fund e ka lejuar Ritën që t'i këndojë këngët e tyre, veçanërisht hitin “I Will Never Let You Down”, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
“Rita sërish po komunikon me shumë miq të Calvin-it në industrinë muzikore, dhe është e lire që ta performojë këngën I Will Never Let You Down”, tha një burim i afërt me Ritën për The Sun.
Ky është lajm i mire për fansat e kosovares që po ashtu e pëlqejnë krijimtarinë e një prej DJ-ve më të kërkuar, Calvin Harris.