Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Turqisë ka qenë i lidhur me një largim nga skuadra drej Manchester Unitedit dhe Barcelonës dhe skuadra gjermane e ka pranuar që mund të detyrohet që ta shesë.

Asi Bayer Leverkusenit, Hakan Calhanoglu, mund të jetë mega-transferi i radhës, ka thënë vet CEO i skuadrës gjermane.
21 vjeçari ka qenë një nga futbollistët e përfolur për një largim nga Bundesliga gjatë gjithë afatit kalimtar veror.
Drejtori sportiv i Leverkusenit, Rudi Voller, ka konfirmuar se skuadra është ne presion të madh për ta shitur turkun.
“Ne duam që ta mbajmë Hakanin, por ai është shumë i madh”.
Calhanoglu, që pushtoi ballinat në vitin 2014, me golin e shënuar nga 50 metra nda Borussia Dortmundit, ka kontratë me skuadrën nga BayArena deri në vitin 2019.