Lajmet e fundit
Ramon Calderon mendon se Ramos nuk është i kënaqur me statusin e tij në Madrid dhe me mosvazhdimin e kontratës nga presidenti Perez.

Ish presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon është përfshirë në situatën e Sergio Ramos, pas komenteve të bëra lidhur me situatën e zëvendëskapitenit tek skuadra mbretëore.
Calderon ka thënë se Ramos nuk është i kënaqur me trajtimin në Madrid dhe gjithë kjo sipas tij, pra mosnënshkrimi i një kontrate të re lidhet me ndryshimet në stafin drejtues të pankinës.
"Është e qartë se Ramos nuk është i kënaqur, pasi presidenti nuk i ka ofruar zgjatje të kontratës".
"Unë mendoj se gjithë kjo vie pas mbështetjes së Sergio Ramos për Carlo Ancelottin dhe mospajtimin e tij për shkarkimin e italianit".
Ai poashtu shtoi se do të ishte fat i madh nëse Manchester United do të transferonte spanjollin, të cilin e konsideron një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë.