Se a ka nisur Evropa hakmarrjen ndaj Izraelit, ka qenë temë diskutimi këtë të enjte në emisionin “Kosova Today”.
Për këtë çështje kanë diskutuar Avni Çakmaku dhe Arbër Gashi, transmeton Klankosova.tv.
Gashi thotë se është i zhgënjyer nga roli që ka treguar Autoriteti Palestinez në këto zhvillime politike. Sipas tij lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për një kohë, e që sipas Gashit, zgjidhja do vjen pas përfundimit të këtij konflikti.
Nga ana tjetër, Çakmaku thotë se Izraeli po vepron me modalitete ruse.
“Realisht palestinezët nuk janë përcaktorë të fatit të vet”, shton tutje ai sa i përket zgjidhjes së konfliktit në Gaza.
Çakmaku po ashtu thotë se takimi ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin në Alaskë, do të vendosë themele për kriza shumë të mëdha, duke folur këtu për legjitimimin e kufijve të marra me forcë.
“Nga takimi i tyre, kanë nisur lëvizje që botën do ta çojnë në gjendje me të vërtetë kaotike”, tha tutje ai.
Se sa do të ndikohet Kosova nga këto konflikte, Gashi thotë se Republika jonë ka marrë hapa që t’i shmanget këtyre ‘kacafytjeve’ dhe të mos bie pre e luftërave nëpër botë. /klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=bcUrWe-Elyk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.