Lajmet e fundit

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po qëndron në Gjermani punimet e Konferencës së Sigurisë së Munihut.
"Në fillim të Konferencës së Sigurisë së Mynihut zhvilluam edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z. Yusuf bin Alawi bin Abdullah. Në takim e falënderuam për mbështetjen dhënë pavarësisë së Kosovës dhe i kërkuam veprim të mëtejmë të përbashkët për të ndihmuar Kosovën edhe në disa vende të tjera".
"Po ashtu, diskutuam për finalizimin e një varg marrëveshjesh dypalëshe për të shtuar konsultimet diplomatike dhe rritur ndërveprimet ekonomike", shkruan Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova