14.09.2018 · përditësuar para 2864 dite1 min lexim
Në të gjithë botën, çaji i nxehtë është një pije shumë e dashur. Euromonitor International ka vlerësuar se rreth 2.9 milionë ton çaj është konsumuar vetëm gjatë vitit 2016.
Kjo duket e çuditshme sepse çajrat konsiderohen përpos si të shijshëm edhe se sjellin shumë përfitime shëndetësore për trupin e njeriut.
Megjithatë, një studim i kryer nga Universiteti i Pekinit në Kinë, ka gjetur se nxehtësia e çajit ka ndërlidhje me fillimin e kancerit të ezofagut.
Sipas World Cancer Research Fund International, ky lloj i kancerit është ndër tetë më të zakonshmit në mbarë botën, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova.
Sipas studiuesit Jun Lv, pirja e çajit të nxehtë në baza të rregullta lidhet me kancerin e ezofagut tek njerëzit të cilët gjithashtu konsumojnë duhan dhe alkool rregullisht.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.