Lajmet e fundit

Caitlyn Jenner u fut “nën thikë” për të pasur një shtim të gjirit në fillim të këtij viti, para se të zbulonte identitetin e saj të ri në kopertinën e Vanity Fair më 1 prill.
66-vjeçarja zbuloi rezultatet e operacionit të saj të mërkurën, pasi ajo u largua nga Victoria 's Secret Fashion Show Afterparty në qytetin e New Yorkut.
Caitlyn tregoi gjoksin e saj anash në një fustan të zi nga Stella McCartney, transmeton Klan Kosova.
Ylli transgjinor dukej shumë në formë ndërsa fustani pjesën e sipërme e kishte në material të tejdukshëm.
Ajo kishte lënë flokët e saj të lëshuara dhe një fytyrë më grim ndërsa kishte vendosur një buzëkuq ngjyrë rozë.
Caitlyn ishte në rreshtin e parë në showun e Victoria Secret për të mbështetur vajzën e saj Kendall, 20 vjeçare që ecte në këtë shfaqje për herë të parë.