Lajmet e fundit

Caitlyn Jenner ishte e ftuara e radhës e prezantueses së famshme Ellen DeGeneres në emisionin e saj, i cili do të transmetohet të martën, me 8 shtator.
Ish olimpisti 65 vjeçar, ka folur në këtë emision rreth paraqitjes së parë për një intervistë televizive si Caitlyn, ndërrimin e gjinisë, nëse i mungon të jetuarit si Bruce, mendimet e saj për martesat e gjinisë së njejtë dhe për jetën e saj sa i përket lidhjeve.
Kur është pyetur nëse i mungon Bruce, ajo u përgjigj: "Absolutisht jo. Sepse edhe si një grua unë ende mund t'i bëjë të gjitha këto gjëra argëtuese. Ende mund të luaj golf dhe të garojë me vetura".
Caitlyn duket se me të vërtetë po e shijon ndërrimin e gjinisë, pasi përveç gjendjes shpirtërore të përmirësuar, asaj i është rregulluar edhe gjendja financiare, meqë si Caitlyn po fiton më shumë para se sa kur ishte Bruce, transmeton Klan Kosova.