Lajmet e fundit

Caitlyn Jenner ka thënë se ajo do që të jetë në një lidhje në të ardhmen.
Duke folur me miken e saj të mirë Candis Cayne, Jenner pranoi se është e gatshme për një lidhje romantike, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, Cait zbuloi se ajo ende nuk ndjehet e sigurt me atë se çfarë do të mendojnë vajzat e saj Kylie dhe Kendall Jenner.
Ajo tha: “Unë nuk mund ta shoh më veten në lidhje me një femër”.
“Unë dua një mashkull”.
Caitlyn pastaj ka shprehur shqetësimet e saj në lidhje me reagimin fëmijëve të saj.
“Mendoj se në qoftë se unë lidhem me një djalë, reagimi do të ishte “wow”.