Lajmet e fundit

Fansat e Caitlyn Jenner nuk do të jenë të kënaqur nga lajmi i fundit!
Përfaqësuesi i saj ka konfirmuar se avokati i transeksuales 66 vjeçare u detyrua t’i anulonte pesë turnetë e saj folëse.
“Për fat të keq këto data kanë rënë në konflikt me një tjetër angazhim pune të saj”, ka deklaruar zëdhënësi i ish kampionit olimpik në një deklaratë për revistën People, transmeton Klan Kosova.
Duke filluar nga 22 shkurti, Caitlyn supozohej të udhëtonte në Toronto, Vancouver, Denver, San Francisco dhe Seattle, si pjesë e serive të saj “Up Close and Personal”.
Meqë individë të interesuar nuk do të mund ta shohin duke mbajtur fjalim live, ylli i reality ka lëshuar një fjalim inspirues gjatë një paraqitjeje speciale në filmin Tangerine para një jave.
“Pas nëntë muajve të fundit që kur jam “zbuluar”, kam mësuar shumë rreth komunitetit të transeksualëve”, ka zbuluar ajo.
“Isha krejtësisht e izoluar. Nuk mundja të zbulohem për aq shumë vjet dhe më pas kam arritur deri në atë pikë të jetës kur jam ndier që unë duhet ta jetoj jetën ashtu siç dua... dhe që ndoshta duke e bërë këtë do të bëja diferencë”, ka deklaruar ajo, transmeton Klan Kosova.
Do të na duhet të presim për sezonin e dytë të emisionit “I Am Cait” për ta parë aksionin e saj.