Lajmet e fundit

Nga e premtja Ismet Salihu nuk udhëheq me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Këtë post që e mbajti për gati dy vite u desh ta lirojë me vendim të Ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi.
Ky vendim për të shkarkuar atë dhe tre anëtarët e tjerë, Alajdin Abazi, Sigurd Hollinger dhe Ahmet Latifi, i erdhi papritur Salihut e po i duket edhe i pabazë.
Ndryshe, Bordi Drejtues i UP-së përveç katër anëtarëve të emëruar nga MASHT ka edhe pesë anëtarë të emëruar nga universiteti.
Kronikë nga Mejreme Gashi