Lajmet e fundit

Kandidati i Nisma për Kosovën për kryeqytetin, Shyqiri Bytyqi ka treguar se çfarë prioritete parasheh programi i tij në fushën e kulturës.
“Kemi dy objektiva, ndërtimi i një Shtëpie të Kulturës sepse një kryeqytet që i mungon Shtëpia e Kulturës është e papranueshme”.
“Buxheti për këtë do të ketë dy mundësi, presim një grant nga Qeveria dhe do të kërkojmë një grant të tillë por nëse nuk realizohet, do të kërkojmë që Ligji i Prishtinës të kalojë dhe Prishtina kështu do të ketë buxhet më të madh”.
“Përpos objekteve tjera shkollore për ndërtim, objektiv është edhe ndërtimi i Shkollës së Muzikës”.
Bytyqi që është i ftuar në “Zona e Prishtinës” në Klan Kosova ka dhënë një premtim interesant sa i përket fushës së kulturës dhe artit.
“Do të krijojmë një raport të jashtëzakonshëm me njerëzit e kulturës, një simbolikë në programin tonë është se ne kemi menduar që për t’i dhënë shije të kulturës ta emërojmë një rrugë që do të quhet “Rruga e Artistëve”.
“Në këtë rrugë ku do të ketë artisë të kulturave të ndryshme, p.sh piktorët mund të dalin dhe të bëjnë piktura, në çdo kryeqytet të botës ka një gjë të tillë, pse të mos kemi edhe ne?”.
“Kemi mjaft artistë, pse të mos ja japim një mundësi dhe ta ndiejmë edhe ne një kënaqësi të shpirtit”.
Ai ka folur edhe për shijet e tij muzikore dhe herën e fundit kur ka qenë në një koncert muzikor.
“Dëshira ime është të dëgjoj muzikë të lehtë, jam shumë i angazhuar në punë dhe rrallë kam qenë në koncerte andaj nuk e mbaj mend herën e fundit, ndoshta edhe për shkak të mungesës së koncerteve në Prishtinë”.