Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta zgjedhin presidentin.
Kështu Kosova për të pestën herë me radhë do të mbajë zgjedhjet.
Zhvillimet politike në vend, u diskutuan sot me panelistët e ftuar në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.
Avokati Asdren Bytyqi, foli edhe rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit, për të cilën tha se Albin Kurti nuk e do.
Bytyqi renditi edhe arsyet për këtë.
"Unë jam i bindur që Kurti është egocentrik, edhe ka një un në madh, nuk do një figurë si Vjosa Osmani, e cila është karizmatike, ka shumë oratori, ka një personalitet të fuqishëm politik, ka lidhje të madhe ndërkombëtare dhe nuk është e nënshtrueshme dhe nuk është e nënshtrueshme", deklaroi Bytyqi në Klan Kosova.
Ai theksoi se Vjosa Osmani, nuk i shërben Albin Kurtit siç do t'i shërbenin këta të tjerët.
Sipas tij përgjegjësinë për këtë situatë e kanë tri partitë kryesore politike, VV, PDK dhe LDK.
https://www.youtube.com/watch?v=3cVXP7m9t2k
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.