Lajmet e fundit
Gjilani ka emëruar trajnerin e ri një ditë pasi shkarkoi Sokol Pajazitin, me arsyetimin për rezultate të dobëta.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është trajneri i ri i Gjilanit.
Ky vendim erdhi pasi kryesia e klubit të enjten shkarkoi Sokol Pajazitin me arsyetimin për rezultate të dobëta.
“Gjilani ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar Bylbyl Sokoli. Sokoli merr timonin e Gjilanit pas XIII xhirove të zhvilluara, kur Gjilani gjendet në vendin e 5 në tabelë.
Ndeshjen e parë nën drejtimin e Sokolit, Gjilani e zhvillon si vendas nesër me fillim nga ora 13:00 kundër Drenicës”, thuhej në faqen zyrtare të Gjilanit.