Lajmet e fundit

Tifozët amerikanë dhe kubanë iu bashkuan Jill Biden, të shoqes së nënpresidentit amerikan Joe Biden të premten, për të përcjellë miqësoren e parë mes dy shteteve në shtatë dekada.
Amerika mposhti Kubën me rezultat 2-0 në miqësoren e parë pas 79 vjetësh, por humbja nuk zbehu aspak atmosferën në Estadio Pedro Marrero. Tifozët e të dy skuadrave festuan së bashku, pa u ndalur, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, ajo që ra në sy, për ne kosovarët natyrisht!, ishte sozia i trajnerit të mirënjohur dhe profesorit universitar Bylbyl Sokoli. Dashuria ndaj futbollit e dy njerëzve që ngjajnë aq shumë, në dy vende krejt të largëta është habitëse.