Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt plenare ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës.
Pos buxhetit, gjatë seancës së sotme do të bëhet edhe shqyrtimi i dytë i projekligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal si dhe raporti vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2015, transmeton Klan Kosova.