Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot seancën e nisur dje, ku ka mbetur për votim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015.
Në rend dite të seancës së stome janë diskutimet për për rekomandimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit, si dhe rekomandimin e të njëjtit komision lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Deputetët pritet ta shqyrtojnë edhei Projektligjin për faljen e borxheve publike dhe shumë projektligje të tjera.