Lajmet e fundit

Raporti përmbledhës nga Komuna e Drenasit tregon se kjo komunë ka përfunduar projektet e investimeve kapitale për vitin 2015.
Sipas Komunës së Drenasit, gjatë vitit 2015 është shënuar progress i konsiderueshëm në realizimin e këtyre projekteve për qytetarët e kësaj komune, njofton Klan Kosova.
Në raport thuhet se Drejtoria e Urbanizmit ka përmbyllur projektet me ndërtimin e trotuareve në Poklek të Ri dhe të Vjetër ndërsa ka përfunduar asfaltimi i rrugëve të fshatit Vërboc dhe disa lagjeve të Komoran I e që ka të shpenzuar gjithësejt buxhetin për realizimin e projekteve kapitale me 98 %
Në këtë kategori ishin të përfshira gjithësejt 70 projekte ku vlera e përgjithme e investimeve nga projektet kapitale e miratuar në Kuvendin e Komunës për Drejtorinë e Urbanizmit ka qenë 2 milionë e 500 mijë euro që përfshinin (Rrugë, ujësjellës, kanalizim, ndriçim dhe ura) ndërsa është shpenzuar 98% e tyre, transmeton Klan Kosova.