Lajmet e fundit

Ish- presidenti amerikan George H.W Bush e ka thyer një kockë të qafës pas rrëzimit në shtëpinë e tij në Kennebunkport, Maine.
Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter edhe zëdhënësi, Jim McGrath.
91 vjeçari është shtruar në spitalin e Portlandit "Maine Medical Center" tha zëdhënësi i kësaj të fundit të mërkurën mbrëma. Për shkak të këtij lëndimi thuhet se ai mund të përdorë një mbajtëse qafe.
Presidenti i 41-të amerikan , i cili festoi ditëlindjen e tij më 12 qershor, u shtrua në spital edhe gjatë dhjetorit të vitit 2014 në Houston ku qëndroi një javë pas telasheve që pati me frymëmarrje.
Aivuan nga Parkinsonismi i enëve të gjakut- kjo një formë e sëmundjes së Parkinsonit gjë që nevojitet përdorimi i karriges me rrota për të lëvizur , raporton USA today, transmeton Klan Kosova.