Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një fotografi me mbishkrim nga takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe deputetin e këtij subjekti njëherit ish-kryetar Albin Kurtin.
“Një bashkëbisedim vëllazëror dhe kuptimplotë me Visar Ymerin dhe Albin Kurtin, sot në MPJ,” ka shkruar Bushati në Facebook, transmeton Klan Kosova.